De Vrij arrin marrëveshje të re me Interin
Interi ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Stefan de Vrij për dy vite të tjera, me kontratën aktuale që skadon në pak ditë, siç raportohet nga mediat italiane.
31-vjeçari ka qenë në Itali që kur u largua nga Feyenoord për në Lazio në vitin 2014, më pas u transferua te Interi si lojtar i lirë në verën e vitit 2018.

Kontrata e tij ishte gati të skadonte më 30 qershor, por Sky Sport Italia pretendon këtë mbrëmje se qendërmbrojtësi ka rënë dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në San Siro.
Kjo kontratë e fundit pritet të zgjasë deri në qershor të vitit 2025.
#Calciomercato | #Inter, accordo con #DeVrij per il rinnovo di contratto https://t.co/AihLPAVRTy
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 13, 2023
Qendërmbrojtësi holandez bëri 38 paraqitje në të gjitha garat për Interin këtë sezon dhe kontribuoi me një gol të shënuar.