Darmian: Interi ka një objektiv, të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar
Një nga më të mirët e Interit në sezonin e kaluar, Matteo Darmian, ka treguar se Interi tani është në fillim të një rrugëtimi të ri dhe po përgatiten për sezonin 2023/24 që fillon së shpejti. Sipas tij objektivi kryesor i zikaltërve është të mos i përsërisin gabimet që i bënë në vitin e kaluar.
Zikaltrit kanë përfunduar turneun e tyre parasezonal në Japoni, ku kaluan 10 ditë nga 23 korriku deri më 1 gusht. Aty luajtën dy miqësore, duke barazuar me Al Nassr 1:1 dhe duke mundur Paris Saint-Germain 2:1, duke treguar diçka pozitive dhe gjërat ku duhet përmirësuar përpara sezonit të ri.
Interi do të përballet me RB Salzburg në miqësoren e fundit para-sezonale më 9 gusht, përpara se sezoni i tyre në Serie A të fillojë më 19 gusht me ndeshjen hapëse me Monzën.
Duke folur për Gazzetta dello Sport, Darmian fillimisht diskutoi se si ndihej kur veshi shkurtimisht shiritin e kapitenit në miqësoren me PSG-në.
“Unë jam këtu për një kohë të gjatë tani… Ndihem si një ‘plak’ në këtë skuadër. Dhe shiriti është një kënaqësi e madhe, edhe në ndeshje të tilla.”

Ai tregoi se si po ndihen zikaltrit në prag të sezonit të ri.
“E vërteta është se ne po bëjmë një punë të mirë. Jemi në fillim të rrugëtimit, por duhet të jemi gati menjëherë. Të gjithë kemi një qëllim në mendje: të mos përsërisim gabimet e vitit të kaluar, duam të fillojmë fuqishëm menjëherë. Dhe ne po përgatitemi për këtë, ia thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes”.
33-vjeçari theksoi se ka edhe përmirësime për t'u bërë.
“Jemi të lumtur, por ka gjëra për të përmirësuar. Pashë të njëjtën gjë te shokët e mi të skuadrës, madje edhe te të ardhurit që treguan menjëherë disponueshmëri të madhe. Na takon ne t'i integrojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Ai foli se ku duhet të rritet Interi.

“Kundër PSG-së nuk luajtëm mirë 15-18 minutat e para. Ne nuk mundëm të gjenim lojën tonë, pastaj pasi gjetëm vetën, dukshëm u përmirësuam në të dyja fazat. Lojëra si këto janë të mira për ne.”
Darmian diskutoi për ngjashmëritë dhe dallimet mes këtij Interi dhe atij të sezonit të kaluar.
“Unë flas për ngjashmëri, por jo për dallime. Baza është e njëjtë. Kemi bërë shumë mirë në 2-3 muajt e fundit, duhet të rifillojmë nga aty. Ne duhet të përfitojmë nga ajo valë, të vazhdojmë në atë trend. Pastaj është e qartë se, duke parë skuadrën, lojtarë shumë të rëndësishëm janë larguar dhe nuk është e lehtë t'i zëvendësosh ata. Por kushdo që ka ardhur ka predispozitën e duhur dhe kjo është vënë re edhe në fushë, Frattesi, Cuadrado, Thuram, do të përmend edhe Bisseck, të gjithë kanë treguar tashmë diçka.”
Ai komentoi cilësinë e Davide Frattesit.
“Fratte, të gjithë e njohim, nuk u zbulua tani. Por edhe të tjerët do të japin shumë. Të jesh këtu do të thotë që të gjithë kanë cilësi të mëdha. Pika e fillimit është e shkëlqyer.”
Ai u pyet nëse kishte presion për t'i dhënë Interit yllin e tyre të dytë.
“Por unë do të them një gjë, kur je në Inter duhet të synosh gjithmonë maksimumin. Do ta bëjmë sërish këtë vit. Ne nuk duam të lëmë jashtë asnjë objektiv, madje as Ligën e Kampionëve. Ne kemi ardhur prej vitesh në të cilat kemi ngritur gjithmonë trofe, qëllimi duhet të jetë të fitojmë më shumë.”
Më në fund, Darmian diskutoi për bërthamën italiane në skuadrën e zikaltërve.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2023/01/31/3539466-72136488-2560-1440.jpg)
“Interi në vitet e fundit ka pasur gjithmonë një bazë të rëndësishme të lojtarëve italianë brenda skuadrës. Nuk e di nëse do të ketë më shumë. Por unë mendoj se ideja e klubit është e qartë, ne jemi ata që duhet t'ua shpjegojmë Interin djemve të rinj, do të duhet të jemi të mirë për t'i futur ata në botën tonë, kjo është vlera e shtuar e të qenit italian”.
