CS:GO | Bad News Eagles përballet me rusët në ndeshjen e parë të play-offit, për çmimin 150 mijë euro
Bad News Eagles tashmë kanë filluar përballjen ndaj skuadrës ruse, Forze, në turneun BetBoom Playlist Urbanistic 2023, ku fituesi në fund arkëton plot 150 mijë euro.
Kualifikimin deri në play-off djemtë nga Kosova e arritën pas paraqitjes së mirë në grupe, ku në katër ndeshje arritën tri fitore dhe vetëm një humbje, duke u pozicionuar të tretit.
Kjo përballje ndaj organizatës ruse do të jetë në sistemin Bo3, ose skuadra më e mirë nga tre hartat, me Overpassin, Miragen dhe Ancientin të zgjedhura për të luajtur.
Fituesi i këtij takimi kualifikohet në mesin e tetë skuadrave më të mira, ku i presin dhe katër skuadra që janë të ftuara ekipet e nivelit më të lartë.
Virtus Pro apo Outsiders do të jenë kundërshtari i radhës për BNE nëse djemtë arrijnë t’i kalojnë me sukses rusët.