Christian Eriksen thyen heshtjen, flet për lidhjen me Bruno Fernandes
Mesfushori i Manchester Unitedit, Christian Eriksen thotë se ka filluar të mësohet me bashkëpunimin me Bruno Fernandes.
Pas transferimit të Eriksen, shumë persona kritikuan “Djajtë e Kuq” duke shtuar si arsye që danezi nuk do të përshtatet me portugezin.
Sidoqoftë, Eriksen thotë se tani ka nisur të komunikojë më mirë me Fernandes dhe gjërat janë duke shkuar për mrekulli.
"Unë dhe Bruno kemi filluar të njohim njëri-tjetrin në fushë dhe të shohim se si do të donim të luanim, të pasonim topin dhe vrapimet që bëjmë".
"Ne përpiqemi të lexojmë njëri-tjetrin dhe t'i japim njëri-tjetrit opsionet dhe sigurisht e diela ishte lidhja perfekte për të shënuar gola”.
“A flasim në fushë? Po ne po mundohemi. Natyrisht, nëse dikush sheh diçka, përpiquni t'i tregoni se ku dhe kur prisni topin dhe ku prisni vrapimin. Ju përpiqeni të komunikoni dhe planifikoni gjërat, por në fund nuk mund ta bëni gjithmonë këtë, kështu që keni një ide dhe reagoni ndaj kundërshtarit”.
“Për mua gjithashtu kanë qenë vetëm disa ndeshje këtu dhe unë jam ende duke u përpjekur të mësoj për shokët e mi të skuadrës dhe t'i njoh ata dhe të njoh se si janë ata si lojtarë”.

Eriksen e filloi sezonin si një 9 fals përpara se të shkëlqejë në një rol më të thellë dhe ndërsa është i lumtur të luajë kudo, ai preferon pozicionin e tij të ri.
"Unë jam ndoshta një nga ata lojtarë që do të preferoja ta kishin topin sesa të vrapoj pas tij, kështu që më pëlqen t'i afrohem topit dhe të përpiqem ta hap pak lojën”.
“Në të njëjtën kohë unë do të luaj kudo që më vendos trajneri dhe nëse ai sheh mundësi në një lojë në një pozicion, atëherë unë mund të luaj atje, nuk jam i mbyllur në një pozicion, por ndihem rehat atje me siguri”, përfundoi danezi.
Manchester United sonte do ta zhvillojë sfidën e parë në Ligën e Evropës, ku përballë ka Real Sociedadin.