Chelsea konsideron shkarkimin e Potter, Enrique dhe Zidane pasuesit e mundshëm - NACIONALE

Chelsea konsideron shkarkimin e Potter, Enrique dhe Zidane pasuesit e mundshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajnerët Luis Enrique dhe Zinedine Zidane po shihen si favoritët në listën e Chelseas për ta zëvendësuar trajnerin Graham Potter.

Potter arriti në shtator por vazhdon të jetë në presion të madh pas rezultateve dëshpëruese në këto ndeshjet e fundit.

Skuadra londineze ka shijuar vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit, pavarësisht që shpenzuan rreth 600 milionë funtesh në lojtarë që nga afati veror.

Tifozët londinezë janë duke kërkuar vazhdimisht shkarkimin sa më parë të Potter, duke shpresuar në një rikthim të Jose Mourinhos, i cili momentalisht drejton Romën.

Sidoqoftë, mediumi katalunas "Sport" raporton se Enrique dhe Zidane momentalisht janë favoritët për stolin e Chelseas në rast që Potter shkarkohet.

Enrique është i pa punë pasi u largua nga pozita e përzgjedhësit të Spanjës duke ndjekur eliminimin nga Kupa e Botës "Katar 2022" qysh në raundin e 16-të më të mirëve.

Ai ka pasur karrierë të shkëlqyeshme brenda tre viteve te Barcelona (2014-2017) duke i ndihmuar katalunasit të fitojnë dy tituj të La Liga-s, Ligën e Kampionëve dhe tre herë Kupën e Mbretit.

Ndërkohë, Zidane vazhdon të jetë i papunë gjithashtu që kur u largua nga Real Madridi në vitin 2021, të cilët i drejtoi në tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të La Liga-s.

Të dy trajnerët ishin të lidhur edhe me pozitën e përzgjedhësit të Brazilit, por thuhet se preferojnë rikthimin në stolin e ndonjë klubi.

Lajme të ngjashme