Cesc Fabregas pensionohet nga futbolli, fillon karrierën si trajner
Ish-ylli i shumë skuadrave në Evropë, Cesc Fabregas, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbollit, por spanjolli do të vazhdojë të mbetet në Itali, pasi tani e tutje do të punojë si trajner për grupmoshat e reja te Como.
Mesfushori spanjoll së fundmi mbushi 36 vjeç dhe kishte kontratë me skuadrën e Serie B Como deri në qershor të vitit 2024.
Megjithatë, ai ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka marrë vendimin për t’u pensionuar me efekt të menjëhershëm.

Duke kaluar nëpër akademitë e Barcelonës dhe Arsenalit, Fabregas gjithashtu luajti për Chelsean dhe Monacon para lëvizjes surprizë në Como në verën e vitit 2022.
Ai bëri vetëm 17 paraqitje në Serie B për Como, duke dhënë dy asistime.

Fabregas do të fillojë si trajner i ekipit të, të rinjve B dhe Primavera të Como 1907.
“Një klub dhe një projekt për të cilin nuk mund të isha më i emocionuar. Ky ekip simpatik futbolli më fitoi zemrën që në minutën e parë dhe erdhi tek unë në momentin perfekt të karrierës sime. Do ta mbaj me të dyja duart.”
Shoku i tij i vjetër i skuadrës Dennis Wise është në bordin e Comos dhe ka qenë drejtor i tyre që nga viti 2019.