Carlo Ancelotti paralajmëron rikthimin e tre yjeve për finalen e Kupës së Botës për klube - NACIONALE

Carlo Ancelotti paralajmëron rikthimin e tre yjeve për finalen e Kupës së Botës për klube

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se Thibaut Courtois, Karim Benzema dhe Eder Militao mund të rikthehen për finalen e Kupës së Botës për klube.

"Los Blancos" do të përballen me Al Ahly në gjysmëfinale të mërkurën dhe me një fitore do të avanconin në finale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Flamengo - Al Hilal.

Courtois, Benzema dhe Militao nuk ishin në listën e Real Madridit për këtë kompeticion, mirëpo Ancelotti ka paralajmëruar se mund të rikthehen.

"Do të shohim, ne preferuam t'i lëmë në Madrid që të marrin trajtimin më të mirë. Do të shohim nëse do të jenë gati për ndeshjen e të shtunës".

Tekniku italian komentoi edhe rëndësinë e Kupës së Botës për klube, me Real Madridin që synon ta fitojë për herën e pestë në histori.

"Kupa e Botës për klube është tejet e rëndësishme. Të arrish këtu duhet t'ia dalësh mjaftë mirë, kemi shumë tifozë dhe duam t'i bëjmë të lumtur".

"Ata (Al Ahly) kanë skuadër të mirë. Kanë organizatë të shkëlqyer me lojtarë të talentuar dhe do të jetë ndeshje mjaftë garuese. Kemi shumë respekt për ta, sidomos një klub me histori të madhe në Afrikë".

"Do të jetë ndeshje e mirë. Mendoj se kemi shumë tifozë që do ta shijojnë ndeshjen pasi janë dy skuadra që synojnë të luajnë në finale".

Real Madrid është skuadra më e suksesshme në Kupën e Botës për klube duke fituar në vitet 2014, 2016, 2017 dhe 2018.

Lajme të ngjashme