Buffon: Eksperienca më e mirë e jetës sime ishte te PSG-ja, gabova që u largova - NACIONALE

Buffon: Eksperienca më e mirë e jetës sime ishte te PSG-ja, gabova që u largova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, ka pranuar se gabimin më të madh të karrierës e ka bërë kur është larguar nga klubi francez, në të cilin thotë se kaloi eksperiencën më të mirë të jetës.

PSG e informoi Buffonin në mars të vitit 2019 se ai nuk do të ishte startues në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por ai nuk do të pranonte të ishte zgjedhja e dytë, pas portierit aktual të West Ham, Alphonse Areola. Italiani refuzoi një kontratë të re për shkak të mosmarrëveshjes me klubin, të cilën ai tani e ka pranuar se ishte një gabim i madh.

Al Khelaifi Buffon PSG

"Përvoja ime në Paris ishte më e mira e jetës sime. Më duhet të them se largimi ishte ndoshta gabimi më i madh i karrierës. Pse? Më thanë, 'Gigi, jemi shumë të lumtur që ti je këtu, por ti nuk do të fillosh si një titullar në Ligën e Kampionëve. Areola do të luajë.'" zbuloi Buffon për Bobo TV .

Alphonse Areola West Ham Man City Kupa e Ligës

"U ndala dhe thashë me vete, kjo nuk është e drejtë. Unë po flisja për një çështje respekti, nuk mund të vish në mars dhe të thuash që nuk do të luash vitin tjetër. Çfarë loje është kjo? Ky nuk është sport”.

Gigi Buffon Parma 2022-23

Italiani tregoi edhe për jetën e përditshme në Paris: "U ndjeva në qendër të botës. Brenda dy muajsh fola frëngjisht, flisja me njerëz në rrugë. Përtej një profesionisti të nivelit më të lartë, u ndjeva si një njeri i kënaqur, ishte përvoja më e bukur. Edhe sot fëmijët e mi më pyesin pse u larguam nga Parisi."

Buffon bëri 25 paraqitje në të gjitha garat përpara se të largohej nga PSG-ja për t'u kthyer në Juventus për sezonin 2019/20. Parisienët nënshkruan me Keylor Navas atë verë dhe ai u bë portieri i parë i klubit.

Lajme të ngjashme