Borussia Dortmund e ‘shkatërron’ Frankfurtin dhe merr kreun e Bundesligës
Borussia Dortmund ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Eintracht Frankfurt, duke shfrytëzuar gabimin e Bayern Munich, kështu për të rrëmbyer pozitën e parë në Bundesligë.
Verdhezinjtë ishin skuadra më e mirë në fushë, duke krijuar raste të rrezikshme më shumë, si dhe patën posedimin e topit në anën e tyre.
Serinë e golave e hapi ylli anglez, Jude Bellingham, kur shënoi për 1:0 në minutën e 19-të.
Deri në përfundim të 45 minutave të para u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Ishte Donyell Malen që shënoi për dyfishimin e epërsisë në minutën e 24-të, pas asistimit të Karim Adeyemi.
Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, për 3:0 shënoi qendërmbrojtësi gjerman, Mats Hummels, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushimin e mespjesëve.
Në 45 minutat në vazhdim u shënua vetëm një gol, ai i rezultati përfundimtar.
Ishte sërish Donyell Malen, me golin e tij të dytë personal që çoi rezultatin në 4:0 në minutën e 66-të, me Adeyemi që ishte sërish asistues si në golin e rezultatit 2:0.
Me këtë fitore, Borussia Dortmund rrëmben pozitën e parë në tabelë, me 60 pikë pas 29 ndeshjeve të zhvilluara, një pikë më shumë se Bayern Munich, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar deri në përfundim të sezonit.