Boehly i hap derën e largimeve tre futbollistëve te Chelsea
Presidenti Todd Boehly është i hapur ta mbështesë trajnerin Graham Potter dhe të largojë disa yje që nuk po shkëlqejnë në "Stamford Bridge".
Humbja e fundit nga Fulham, nënkupton që "Blutë" ka fituar vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe janë në mesin e tabelës në Premierligë.
Mirëpo, Boehly ka investuar mjaft shumë që kur zëvendësoi Roman Abramovich duke nënshkruar me talentë si David Fofana, Andrey Santos, Joao Felix dhe Benoit Badiashile këtë muaj, derisa është në bisedime edhe për transferimin e sulmuesit së PSV-së, Noni Madueke.
Sidoqoftë, ai është i interesuar edhe që të largojë lojtarë pasi Chelsea tani do të konsiderojë ofertat për Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe Kai Havertz, që së bashku kanë kushtuar afro 200 milionë funte.
Havertz do të mbahet mend te "Blutë" për golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve para 18 muajve, por tani kanë kaluar tre trajnerë dhe ai ende s'e ka gjetur formën.
Pulisic nga ana tjetër është edhe për dy muaj tjerë jashtë fushës, derisa Ziyech është shumë larg atij lojtarit që ndihmoi Marokun të mbërrijë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Pierre-Emerick Aubameyang gjithashtu ka të ardhme të pasigurt pasi u la në stol kundër Fulhamit, edhe pse Chelsea kishte nevojë ta shënonte golin e fitores.
"Jo nuk ka shanse. Ai do të jetë jashtë për disa muaj dhe asnjëherë nuk kemi konsideruar që të largohet në janar. Do të rikthehet pas disa muajve", deklaroi Potter për Pulisic.
"Ai është i zhgënjyer, por është optimist se do të rikthehet më herët se dy muaj".