Bayern Munich do të bëjë gjithçka për ta shitur Sadio Manen - NACIONALE

Bayern Munich do të bëjë gjithçka për ta shitur Sadio Manen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich do të bëjë gjithçka për ta shitur sulmuesin e vet Sadio Manen në afatin kalimtarë të verës, për shkak përleshjes së tij me bashkëlojtarin Leroy Sane.

E ardhmja e përfaqësuesit të Senegalit Mane, i cili iu bashkua Bayernit nga Liverpooli në vitin 2022, është tejet e pasigurt pas një përleshjeje në dhomën e zhveshjes me bashkëlojtarin Sane.

Disfata 3:0 kundër Manchester Cityt në stadiumin Etihad në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve javën e kaluar shkaktoi nxehje gjakrash në kampin e Bayernit.

Sane është parë me buzë të dëmtuar, ndërsa Mane nuk ka qenë pjesë e ekipit në barazimin e Bayernit me Hoffenheim 1:1.

Sky Germany raporton se gjiganti i Bundesligës po kërkon ta largojë me çdo kusht një lojtar i cili ka shkelur disiplinën e klubit.

“Bayern do të përpiqet për të shkarkuar Sadio Mane në verë. Nga pikëpamja sportive, Thomas Tuchel nuk ka plane me Manen pasi ai nuk i përshtatet sistemit të tij”, sipas Sky.

Përveç pezullimit me një ndeshje, Mane u dënua edhe me një gjobë të majme prej 500 mijë eurove për grushtimin e bashkëlojtarit.

Bayern do të përballet me Cityn në ndeshjen e rikthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën dhe është ende e pasigurt nëse Mane do të jetë pjesë e ekipit apo edhe pjesë e planeve afatgjata të Tuchel./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme