Bashkëpronari i Inter Miamit thotë se ndikimi i Messit në MLS për një kohë të shkurtër ka qenë i jashtëzakonshëm
Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm që nga transferimi i tij te Inter Miami në MLS, ku bashkëpronari i këtij klubi, Jorge Mas, ka shpjeguar përfitimet e Ligës amerikane të futbollit dhe kompanisë Apple, e cila shet biletat sezonale për ndeshjet në këtë kampionat.
Legjenda argjentinase bëri një lëvizje të shumëpritur te Inter Miami në korrik, duke iu bashkuar klubit në një transferim të lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain. Që nga ardhja e tij, Messi ka qenë në formë të bujshme, duke shënuar shtatë gola në vetëm katër paraqitje, duke përfshirë një fitore dramatike të Kupës së Ligës ndaj FC Dallas. Ndërsa ndikimi i Messit në fushë është i pamohueshëm, bashkëpronari i Inter Miami, Jorge Mas zbuloi se ka pasur ndryshime të jashtëzakonshme edhe jashtë fushës. Në mënyrë të veçantë, Apple, e cila ka një marrëveshje të rëndësishme transmetimi me MLS, ka përjetuar një rritje të abonimeve MLS Season Pass në shërbimin e saj të transmetimit, Apple TV.

Mas shkroi në Twitter: “Efekti Messi është i vërtetë! Abonentët në #MLSSeasonPass në @AppleTV janë më shumë se dyfishuar që kur Messi iu bashkua @InterMiamiCF. Gjithashtu, shikueshmëria në gjuhën spanjolle në #MLSSeasonPass në @AppleTV ka tejkaluar mbi 50% për ndeshjet e Messit dhe vazhdon të rritet. Sa emocionuese për një bazë të vërtetë fansash në mbarë botën!”
¡El efecto de Messi es real! 🐐 Los suscriptores de #MLSSeasonPass en @AppleTV se duplicó desde que Messi se unió a @InterMiamiCF. Y la audiencia de las transmisiones en español del #MLSSeasonPass en @AppleTV ha superado en más de un 50% para los partidos de Messi y continúa…
— Jorge Mas (@Jorge__Mas) August 10, 2023
Nënshkrimi i Lionel Messit ka pasur një ndikim të thellë përtej kufijve të fushës së futbollit. Rritja e abonimeve të Apple MLS Season Pass tregon joshjen ndërkombëtare të Messit dhe interesin në rritje për ndeshjet e MLS me yllin argjentinas që po vazhdon paraqitjet e mrekullueshme.

MLS aktualisht është në ‘pushim’ pasi Kupa e Ligës është duke u zhvilluar me Inter Miamin e Messit në çerekfinale. ‘Heronët’ do të luajnë me Charlotte në çerekfinale më vonë sot drejtpërdrejt në MLS Season Pass në orën 20:30 me kohën Lindore (ET) apo 02:30 me kohën lokale në Kosovë.