Barcelona me 10 lojtarë triumfon ndaj Valencias, rrit distancën në krye - NACIONALE

Barcelona me 10 lojtarë triumfon ndaj Valencias, rrit distancën në krye

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës, duke fituar në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 24-të në kampionatin spanjoll.

Edhe pse me 10 lojtarë në fushë për më shumë se 30 minuta, katalunasit triumfuan me rezultat minimal 1:0.

Sulmuesi brazilian Raphinha kaloi Barcelonën në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë duke përfituar një harkim i bukur i Sergio Busquetsit.

Katalunasit dominuan dukshëm në posedim duke tentuar të shënonin golin e dytë, por që s'e arritën pavarësisht rasteve.

Rastin më të mirë e kishte sulmuesi Ferran Torres, por ky i fundit dështoi nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Hugo Guillamon që preku topin me dorë (55').

Vetëm katër minuta më vonë, Barça mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi mbrojtësi Ronald Araujo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Në minutat e mbetur Valencia rrezikoi disa herë, por Ter Stegen me disa pritje të bukura ia mohoi golin.

Një rast i dyshimtë ndodhi disa minuta pa përfunduar koha e rregullt, me mysafirët që kërkuan penallti pasi Perez u faullua brenda zonës, por arbitri vetëm vazhdoi lojën.

Kështu, Barcelona tani rrit distancën në 10 pikë ndaj Real Madridit duke mbledhur 62 pikë, me madrilenët që zhvillojnë më vonë sfidën ndaj Real Betisit. Kurse, Valencia renditët në pozitën e parafundit me 23 sosh.

Në xhiron e radhës, Barcelona do të jetë mysafir i Athletic Bilbaos derisa Valencia e pret Osasunan.

Lajme të ngjashme