Barcelona bën hapin e radhës drejt titullit, fiton në udhëtim te Villarreali - NACIONALE

Barcelona bën hapin e radhës drejt titullit, fiton në udhëtim te Villarreali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka bërë një tjetër hap pozitiv në garën për titull, duke arkëtuar pikët e plota ndaj Villarrealit.

Katalunasit me shumë vështirësi arritën të shënonin fitoren e radhës me rezultat minimal 0:1.

Robert Lewandowski kishte rastin e artë pas vetëm tre minutave lojë, por dështoi të shënonte në përballjen një kundër një me portierin mysafir.

Ishte talenti spanjoll Pedri që pas një aksioni fantastik, mori një asistim nga Lewa dhe realizoi nga afërsia për të zhbllokuar rezultatin (18').

Villarreal gjithashtu zhvilloi lojë të shkëlqyeshme me Luis Morales që kishte një mundësi shënimi, por njësoi si polaku edhe ky dështoi përballë Ter Stegenit.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me dy skuadrat që provonin të ndërtonin aksione, por assesi t'i konkretizonin.

Barcelona mbajti më shumë posedimin mirëpo Villarreal kishte më shumë gjuajtje drejt portës.

Në fakt, Villarreal gjeti golin përmes Samuel Chukwueze në fundin e ndeshjes, mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje (90').

Kështu, Barcelona vazhdon të jetë lider i vetëm në La Liga me 56 pikë, plot 11 më shumë se Real Madridi, derisa Villarreal renditët në pozitën e tetë me 31 sosh.

Lajme të ngjashme