Atletico Madrid fiton dramën kundër Portos, Griezmann hero i ndeshjes - NACIONALE

Atletico Madrid fiton dramën kundër Portos, Griezmann hero i ndeshjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka fituar trillerin ndaj Portos. Sulmuesi francez Griezmann ishte ai që shënoi golin vendimtar, i cili ia solli skuadrës madrilene tri pikët.

Golat në këtë ndeshje erdhën në minutat shtesë, ku u akorduan 9 sosh. Së pari kaloi në epërsi Atletico Madrid me anë të Hermoso.

Në minutën e 96-të Porto shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1:1, me Uribe që u tregua i saktë.

Në fund, para se gjyqtari t'i jepte fund ndeshjes, ishte Griezmann ai që shënoi me kokë nga afërsia, duke e devijuar topin në rrjetë.

Me këtë fitore ekipi i Simeones, Atletico Madrid, shkon në kuotën prej 3 pikëve në grupin B, së bashku me Club Brugge që shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Leverkusen gjatë mbrëmjes së sotme.

Lajme të ngjashme