Arsenali uron Granit Xhakën - NACIONALE

Arsenali uron Granit Xhakën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra londineze që momentalisht është lider i Premierligës, Arsenal, e ka uruar yllin, Granit Xhaka, për suksesin që ka pasur me kombëtaren e tij, e cila u kualifikua në 1/8 e finales. Së bashku me Xhakën, topçinjtë uruan edhe Gabriel Jesus e Gabriel Martinellin.

Xhaka me Shaqirin fituan në një ndeshje shumë të nxehtë ndaj Serbisë, dhe ishin nga më meritorët për këtë fitore dhe kualifikimin tutje.

Martinelli e Jesus, ndonëse nuk kishin barrën kryesore të skuadrës, arritën që me Brazilin të dalin të parët në grupin G.

Në postimin e Arsenalit të bashkangjitur me një foto të Granit Xhakës, thuhet: “Granit, Gabi dhe Gabby në 16-shën më të mirë 💪”

Kujtojmë se Zvicra e Xhakës do të përballet me Portugalinë, ndërsa Brazili i dy Gabrielëve luan kundër Koresë Jugore, për një vend në çerekfinale.

Lajme të ngjashme