Arsenali planifikon t'ia vazhdojë kontratën Granit Xhakës - NACIONALE

Arsenali planifikon t'ia vazhdojë kontratën Granit Xhakës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke planifikuar që t'ia vazhdojë kontratën Granit Xhakës, e cila do ta mbajë mesfushorin në "Emirates" për së paku deri në vitin 2025.

30-vjeçari ka qenë kyç në suksesin e "Topçinjve" këtë edicion, duke qenë titullar i padiskutueshëm për t'i ndihmuar skuadrës në garën për titullin kampion.

Kontrata momentale e shqiptarit skadon në vitin 2024, por ekziston një klauzolë për t'ia vazhduar edhe për 12 muaj.

"TalkSport" raporton se Arsenali dëshiron ta aktivizojë këtë kontratë, para se t'i ofrojë mundësinë e vazhdimit edhe për disa vite në vijim.

Xhaka për disa vite është bërë nga një lojtar i padëshiruar i tifozëve, në një ndër më të populluarit brenda. Ai u përplas me tifozët gjatë barazimit me Crystal Palace në vitin 2019, por tani është i pazëvendësueshëm te Arteta.

Tekniku spanjoll bindi Xhakën që të mos largohet dhe tani dëshiron ta mbajë në këtë formë edhe për vitet në vijim. E tëra kjo pavarësisht që skuadra angleze e ka bërë prioritet nënshkrimin me Declan Rice, që vlerësohet rreth 100 milionë funte nga West Hami.

Arsenal nënshkroi me Jorginhon për afatshkurtër për 13 milionë funte pasi iu refuzua oferta rekord prej 75 milionë funte nga Brightoni përmes Moises Caicedo.

Arteta vazhdon të kërkojë një mesfushor duke marrë parasysh lëndimet e shpeshta të Thomas Partey, me Riec që është prioritet i londinezëve.

Lajme të ngjashme