Arsenali paralajmërohet se Anfieldi është vendi ku shuhen ëndrrat për titull
Arsenali është paralajmëruar se Anfieldi është një vend ku ëndrrat për titull shuhen, në prag të përballjes me Liverpoolin në Premierligë të dielën.
Topçinjtë liderë të Premierligës me një epërsi prej tetë pikëve, por iu kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’i zhvilluar dhe e dinë se kampionët në fuqi Manchester City nuk do të dorëzojnë kurorën e tyre pa luftë.
Një detyrë e vështirë e pret skuadrën e Mikel Artetës këtë fundjavë dhe Jamie Carragher beson se lojtarët e Arsenalit duhet të tregojnë nerva prej çeliku në mënyrë që të shmangin vuajtjen e asaj që mund të jetë një dështimin i kushtueshëm.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka thënë për The Telegraph: “Anfield mund të jetë vendi ku ëndrrat për titull shuhen. Alex Ferguson dhe kolegu im i në Sky, Gary Neville, e pranojnë që ata i shihnin ndeshjet në Anfield si testin më të mirëfilltë të kapacitetit të tyre për të fituar kampionatin. Manchester United humbi ligën në Anfield kur u përpoq t’i jepte fund pritjes së tyre të gjatë për titull në vitin 1992. Një fitore 3:1 e United në prill të 1997, kur të dy klubet ishin ende në garë për titull, bie në sy. Suksesi 1:0 i Jose Mourinhos në Anfield në vitin 2005, gjatë rrugës për titullin e tij të parë në Chelsea, e shtyu ata të thoshte se ishte një fitore që ‘kampionët kishin nevojë ta arrinin në momente të vështira’”.
Ai shtoi: “Për të tjerët, Anfield është momenti kur ëndrrat vdiqën. Lojtarët e Newcastle United besojnë se humbja e famshme 4:3 në vitin 1996 ishte mbrëmja kur ata humbën Premierligën. Nuk ka dyshime se do të ketë reagim të Kloppit para sezonit të ardhshëm dhe dominimi aktual i Arsenalit ndaj Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Chelseat do të sfidohet. Kjo e bën më të rëndësishme për Arsenalin ta shfrytëzojë formën e dobët të Liverpoolit dhe të bëjë një ndeshje të denjë si kampion.”
Arsenali e mposhti Liverpoolin 3:2 në takimin e tyre të mëparshëm këtë sezon, në Emirates në tetor, dhe po e shijon një seri prej shtatë fitoreve të njëpasnjëshme në Premierligë, e cila ua ka mundësuar të mbesin në binarë për ta fituar e parë në ligë që nga sezoni 2003-04kur triumfoi si i pamposhtur. /Orselina Lazraj/