Arsenali ‘kikson’ sërish, Tottenham "demolohet" nga Leicester City
Arsenal ka lëshuar sërish pikë duke u ndalur në shtëpi nga Brentfordi (1:1), derisa Leicester City triumfoi lehtësisht ndaj Tottenhamit (4:1), në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.
"Topçinjtë" kishin një rast të mirë për t'i ikur edhe më shumë nga Manchester City, por u ndalën në një barazim 1:1 nga Brentfordi.
Arsenal nisi mirë duke kërkuar një penallti pas vetëm 16 minutave lojë pasi Bukayo Saka u faullua brenda zonës, por arbitri e hodhi poshtë.
Brentford gjithashtu kishte disa shanse të shkëlqyeshme me anë të Ivan Toney, mirëpo goditjet e tij arriti t'i ndalë Ramsdale.
Ishte mesfushori Leandro Trossard që pas 66 minutave lojë kaloi Arsenalin në epërsi pas një asistimi të Bukayo Sakas, ndërsa ishte goli i parë në fanellën e "Topçinjve".
Sidoqoftë, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tetë minuta pasi Ivan Toney shënoi me kokë pas harkimit të Christian Norgaard (74').
Me këtë barazim, Arsenal qëndron në kreun e Premierligës me 51 pikë, gjashtë pikë më shumë se Manchester City, derisa Brentfordi bie në pozitën e tetë me 34 sosh.
Në anën tjetër, Leicester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Tottenhamit.
Spurs fillimisht kaluan në epërsi me anë të Rodrigo Bentacur që realizoi lehtësisht nga afërsia (14') - VIDEO.
Sidoqoftë, Leicester arriti ta barazojë rezultatin pas vetëm nëntë minutave me anë të Nampalys Mendy që përfitoi nga një top i kthyer (23').
Kurse, dy minuta më vonë pas një pune të shkëlqyeshme të Kelechi Iheanacho, James Maddison me një gol të bukur kaloi vendasit në epërsi (23').
Leicester e përmbylli në mënyrën më të mirë këtë pjesë duke dyfishuar epërsinë me anë të Kelechi Iheanacho (45+4').
"Dhelprat" vazhduan me këtë formë edhe gjatë pjesës së dytë duke shënuar të katërtin përmes Harvey Barnes, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ndërsa, zhvillohej minuta e 81-të kur Maddison asistoi për Barnes që vulosi fitoren prej 4:1.
Tottenham pas kësaj humbje renditët në pozitën e pestë me 39 pikë, derisa Leicester City ngritët në pozitën e 13-të me 24 sosh.