Argjentina e fiton Botërorin sipas lexuesve në Viber, Francën e votojnë vetëm 8 për qind
Administratorët e Nacionales në Viber kanë hapur një sondazh, që kësaj here ka të bëjë me Kupën e Botës “Katari 2022”.
Nga 611 vota sa janë mbledhur deri tash, del se Argjentina do ta fitonte po të pyetej komuniteti në fjalë.
Kombëtarja ku luan Leo Messi i ka marrë 34 për qind të votave ose 231 sosh, ndërsa në vend të dytë është Gjermania me 22 për qind të votave, ose 138 sosh.
Vlen të theksohet që në këtë sondazh, më shumë vota ka marrë Senegali se sa Spanja deri tash. Në anën tjetër, kombëtarja favorite dhe kampioni aktual Franca, ka marrë vetëm 50 vota ose vetëm 8 për qind.

Ndërkohë, mes favoritëve tjerë janë Brazili e Portugalia.
Administratorët kërkojnë ndjesë që mes opsioneve nuk kanë futur edhe Anglinë, apo Belgjikën por megjithatë kanë lënë opsionin “Dikush tjetër (komento)”.
Për t'u bërë pjesë e grupit, kliko KËTU.