Antonio Conte konsideroi nënshkrimin me CR7 te Tottenham
Presidenti Daniel Levy dhe Antonio Conte konsideruan mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon vitin e kaluar, para se të vendosnin pastaj të mos e transferonin nga Manchester United.
Atë kohë lidhja e Ronaldos me Man United më saktësisht trajnerin Erik ten Hag nuk ishte aspak e mirë, meqenëse holandezi vazhdimisht e lente në stol dhe portugezi dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve.
Sipas “Sportsmail”, Tottenham ishte një ndër skuadrat që po e konsideronte mundësinë për të nënshkruar me pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Levy u takua me Conten në një stërvitje të Tottenhamit, aty ku nisën zyrtarisht bisedimet për një nënshkrim të mundshëm.
Të dy fillimisht ishin të hapur për këtë lëvizje masive, por pastaj vendosen që një marrëveshje e tillë nuk do t’i ndihmonte klubit.
Ronaldo nënshkroi më pas me Al Nassr, duke u bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit.
Ndërkohë, as për Conten gjërat nuk funksionuan mirë sepse u shkarkua nga Tottenhami pas disa deklaratave që dha për bordin e klubit londinez.
Tottenham tani është i fokusuar që ta mbyllë këtë edicion në top katërshe, pasi janë eliminuar nga të gjitha kompeticionet e mundshme.