Ancelotti: Të gjithë e dinë çfarë nënkupton Liga e Kampionëve për Realin
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është optimist për derbin e rivalit lokal ndaj Atleticos, derisa tregoi se do të donte të kalonte kohë me trajnerin Diego Simeone.
Pas turpërimit që i bëri Liverpoolit në “Anfield”, “Los Blancos” i pret edhe një sfidë e vështirë ndaj rivalit lokal Atleticos të shtunën.
Para ndeshjes, tekniku italian theksoi se do të luftojnë deri në fund për të gjitha titujt, pavarësisht disavantazhit që kanë në kampionatin spanjoll.
"E shoh skuadrën në formë të mirë, u larguam nga ndeshja e Ligës së Kampionëve me ndjenjë dhe dinamikë të mirë. Do të jetë një ndeshje e veçantë ndaj një skuadre që është në moment të mirë. Do të jetë ndeshje e bukur, njësoi si në Kupën e Mbretit".
"Të gjithë e dinë sa është e rëndësishme Liga e Kampionëve në këtë klub, kjo nuk nënkupton se nuk luftojmë për të gjithë titujt, do të japim tërë energjinë për të fituar në La Liga. Do të luftojmë në të gjitha kompeticionet, edhe pse në ligë kemi një disavantazh".
I pyetur për Simeonen, Ancelotti shtoi se do të donte të dinte si e kalon ditën në mënyrë që të mësojë nga ai.
"Do të doja të kaloj kohë me të sepse e duam futbollin. Ai nuk ka asgjë që të mësoj nga unë, asnjëherë s'e kam parë si punon dhe do të doja për eksperiencën personale një ditë personale e tij si është. Kjo të jep më shumë njohuri, për këtë arsye mëson".