Ancelotti rreth të ardhmes së Modric dhe Benzema: Legjendat e Realit duhet ta mbyllin karrierën këtu - NACIONALE

Ancelotti rreth të ardhmes së Modric dhe Benzema: Legjendat e Realit duhet ta mbyllin karrierën këtu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy veteranët e skuadrës së Real Madridit, Luka Modric dhe Karim Benzema, raportohet se mund të pranojnë oferta të majme nga Arabia Saudite gjatë verës. Carlo Ancelotti tha se klubi duhet t’i mbajë legjendat pranë vetes.

Kontratat e Luka Modric dhe Karim Benzemas skadojnë në fund të qershorit të këtij viti. Meqë muajt po kalojnë, edhe zërat kanë filluar të shtohen rreth një largimi të mundshëm të dyshes së artë të “Galaktikëve” në drejtim të Arabisë Saudite.

Ancelotti uron të mos ndodhë diçka e tillë, duke e sygjeruar klubin që e rrugës do të ishte që të gjithë legjendat të vijojnë të qëndrojnë pjesë e projektit.

“Nuk besoj se duhet të vijnë në zyrën time, sepse mendoj se nuk kanë nevojë për këshillat e mia. Gjithsesi, legjendat e Real Madridit duhet ta përfundojnë karrierën në Real Madrid”, tha ai.

Qoftë nga klubi apo nga vetë lojtarët, akoma nuk ka pasur sinjale të qarta se si do të veprohet në lidhje me këtë situatë të re të krijuar. Mosha e shtyrë e lojtarëve paraqet një problem në vete, i cili mund t’i ndërlikojë projeksionet e të gjitha palëve të përfshira në këtë mes.

Ancelotti në konferencën e sotme për shtyp tregoi edhe një herë që do të kishte pasur dëshirë që të llogariste akoma në një binom mahnitës siç është ai Modric – Benzema.

Qé té dyté kané dhéné njé kontribut shumé té madh pér klubin, duke e ndihmuar atë që të fitojë një varg trofesh, për të qenë kështu mbizotërues për shumë vite – veçanërisht në Evropë.

Lajme të ngjashme