Ancelotti: Benzema dhe Haaland kanë vetëm një gjë të përbashkët - NACIONALE

Ancelotti: Benzema dhe Haaland kanë vetëm një gjë të përbashkët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se Karim Benzema dhe Erling Haaland kanë vetëm një të përbashkët. Shkalla e lartë e konvertimit të rasteve në golave është diçka që i lidh këta dy yje sipas trajnerit italian.

Skuadra e Ancelottit do të përballet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Madrid, nesër në mbrëmje.

Quand Erling Haaland encense le Français Karim Benzema — foot11.com

Të gjithë sytë do të jenë tek sulmuesit e skuadrave respektive, Benzema dhe Haaland dhe Sky Sport e ka pyetur Ancelottin për vetitë e përbashkëta të tyre.

“Ata janë krejtësisht të ndryshëm. Ata kanë një normë të lartë konvertimi të rasteve në gola, por janë të ndryshëm," tha ai fillimisht.

Carlo Ancelotti: I could never coach Barcelona

“Benzema është më i përfshirë në ndërtimin e aksioneve, ndërsa Haaland është fizikisht shumë i fortë. Do të jetë kënaqësi t'i shoh ata duke luajtur.”

Një vit më parë, Ancelotti eliminoi Guardiolën dhe Man Cityn nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pep Guardiola reveals crucial role Carlo Ancelotti played in managerial career - Mirror Online

“Guardiola ka bërë diçka të rëndësishme në futboll dhe po vazhdon ta bëjë këtë”, tha Ancelotti, kur u pyet për marrëdhënien e tij me trajnerin spanjoll. “Ai i jep një identitet të qartë ekipeve të tij dhe është gjithmonë mirë ta takosh sepse ai është një person i dashur.”

Lajme të ngjashme