Alejandro Garnacho arrin marrëveshje për rinovimin me Man United
Talenti Alejandro Garnacho ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin për një kontratë pesëvjeçare.
18-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në "Old Trafford" duke bërë 25 paraqitje dhe shënuar tre gola në përgjithësi.
Ai iu bashkua Man Unitedit në një marrëveshje 350 mijë funtesh nga Atletico Madridi në vitin 2020, por për një kohë të shkurtë arriti të hyjë në ekipin e parë, edhe pse me kontratën momentale është lojtari më së paku i paguar me 5 mijë euro në javë.
Mediumi “ESPN” raporton se Garnacho ka arritur marrëveshje të re pesëvjeçare me "Djajtë e Kuq" dhe kanë mbetur vetëm që disa detaje të zgjidhen.
Raporti shton se argjentinasi ka refuzuar kalimin te Real Madrid dhe Juventus, në mënyrë që t'i mbetet besnik Man Unitedit, edhe pse kontrata momentale i skadon pas 18 muajve.
Në javët e ardhshme gjithçka mundet të zyrtarizohet dhe pas kësaj, Man United do të fokusohet në rinovimin e yjeve të tjerë si Marcus Rashford, Luke Shaw dhe Diogo Dalot.
"Djajtë e Kuq" po kalojnë një formë fantastike nën urdhrat e Ten Hag dhe do të përballen me Barcelonën në kuadër të ndeshjes kthyese për Ligën e Evropës.