Albion Rrahmani ftohet nga Kombëtarja e Kosovës
Sulmuesi më në formë i sezonit që lamë pas në Superligën e Kosovës, Albion Rrahmani, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, për dy ndeshjet e muajit qershor, siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare.
Ylli i Ballkanit shkëlqeu këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane, por ai fillimisht nuk pranoi ftesë nga ‘Dardanët’, teksa një të tillë e ka pranuar sot dhe ai do t’i bashkohet kombëtares menjëherë për të qenë i gatshëm për dy ndeshjet që zhvillohen brenda pak ditëve.
Kosova do ta presë Rumaninë në stadiumin Fadil Vokrri më 16 qershor, teksa udhëton pas tre ditësh për t’u ballafaquar me Bjellorusinë në Hungari.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Albion Rrahmani ftohet në Kombëtare
Përzgjedhësi Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e FC Ballkani, Albion Rrahmani. Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. Albioni gjatë edicionit të sapopërfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë. Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars.
