Alban Ajdini: Ëndrra ime është ta përfaqësoj Kosovën - NACIONALE

Alban Ajdini: Ëndrra ime është ta përfaqësoj Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Lausanne Sport Alban Ajdini thotë se e ka ëndërr ta përfaqësojë Kosovën.

25-vjeçari herën e fundit që luajti në fanellën dardane ishte nëntori i vitit 2023 në kualifikueset për Evropian, ku debutimin i dha Primoz Gliha, kurse në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U19 e U21.

Sidoqoftë, tashmë po bëhen 1 vit që Ajdini s’ka marrë ftesë nga Kosova, mirëpo në një intervistë për faqen zyrtare të klubit e ka konfirmuar se fanella “dardane” mbetet ëndrra e tij.

“Kosova përfaqëson origjinën, të prindërve të mij. Linda në Zvicër, në Gjenevë. Kam shumë familjarë në veri të Kosovës, disa minuta nga kufiri me Serbinë. Provoj të shkoj sa më shpesh që mundem, së paku një herë në vit”.

“Kosova? Kurrë s’ka qenë pikëpyetje. Zgjedhja ime e parë gjithmonë ka qenë Kosova. U linda në Zvicër, u ftova për herë të parë nga Kosova në grupmoshën U19, pastaj U21 dhe u ftova për herë të parë në ekipin A vitin e kaluar. Përfaqësimi i shtetit tim është një nga ëndrrat më të mëdha për mua”.

“Ta mbaja fanellën e Kosovës ka qenë krenari për mua, familjen dhe miqtë. Nuk e prisja ftesën sepse sezoni 2023/24 ishte i vështirë në aspektin ekipor. Ftesa erdhi si befasi. Isha në shtëpi. Menaxheri i ekipit e kishte gjetur numrin e babait tim për ta njoftuar për ftesën, pastaj babai më dha lajmin. Ishte një nga momentet më të mira të jetës sime”.

“A je në kontakte me Federatën? Trajneri ka ndryshuar. Atëherë ishte Primoz Gliha, tani në krye është Franco Foda, ish trajneri i Zurichut. Nuk kam kontakte direkte me të. Jam në kontakte me menaxherin e ekipit, shkëmbejmë shpesh mesazhe”.

“Duhet të vazhdoj të paraqitem mirë për Lausanne-Sport, në mënyrë që të më rihapet dera për zgjedhje. Do të jem gati kur Kosova më thërret sërish”.

Lajme të ngjashme