Al Nassr sërish mposhtet me rezultat të thellë në miqësore, Di Maria e 'turpëron' Ronaldon (VIDEO) - NACIONALE

Al Nassr sërish mposhtet me rezultat të thellë në miqësore, Di Maria e 'turpëron' Ronaldon (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka humbur edhe një miqësore tjetër me rezultat të thellë, tani ndaj Benficës 4:1, por një veprim tjetër mori vëmendjen. Ishte Angel Di Maria që turpëroi Cristiano Ronaldon me një veprim fantastik me topin, me portugezin që mundohej t’ia largonte topin.

Ronaldo u pa duke motivuar shokët e tij të skuadrës dhe duke i nxitur ata që të shtyjnë më tej për të ndryshuar fatin e tyre në ndeshje, por hendeku në cilësi ishte i dukshëm pasi skuadra e Pro Ligës Saudite iu nënshtrua humbjes së dytë radhazi në parasezon.

Në një rast, vetë kapiteni ishte ai që u ‘turpërua’ nga ish-bashkëlojtari i tij, Di Marias, kur argjentinasi pranoi një top bukur dhe dribloi portugezin, gjë që e detyroi këtë të fundit ta ndalonte fituesin e Kupës së Botës 2022 me një ndërhyrje të palejueshme.

Ribashkimi i Di Marias me Benficën më pas u bë më i ëmbël pasi sulmuesi ishte gjithashtu në listën e shënuesve pasi kaloi mbrojtjen e Al Nassr dhe shënoi gol të bukur.

Ronaldo kohët e fundit ka përjashtuar çdo mundësi për t'u rikthyer në Evropë, duke pretenduar se kontinenti ka "humbur shumë cilësi" pasi më shumë lojtarë kalojnë në Ligën Saudite. Ai këmbënguli se megjithëse Premierligë është ende "një nga më të mirat", "liga spanjolle humbi nivelin e saj", dhe "portugezja nuk është më prej më të mirave". Megjithatë, Al Nassr tani ka humbur ndaj kampionit portugez dhe është mposhtur 5:0 nga skuadra e La Ligës Celta Vigo në parasezon.

Al Nassr do të shpresojë të kthehet në rrugët e fitoreve kur të përballet me Paris Saint-Germain të martën tjetër në Japoni.

Lajme të ngjashme