Al Nassr i Cristiano Ronaldos e humb titullin në Ligën Pro Saudite
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, do ta përfundojë sezonin e dytë me radhë pa trofe, pasi skuadra e tij Al Nassr tashmë nuk ka gjasa për titullin kampion në Ligën Pro Saudite, ku në ndeshjen e sotme barazuan 1: me Al Ettifaq.
Al Nassr para se të hynte në këtë xhiro ishte tre pikë prapa liderit Al Ittihad, me dy ndeshje të mbetura dhe shpresonin në një gabim të liderit për ta shfrytëzuar, por atëherë kur nuk pritej, ata dështuan vetë.
Në anën tjetër Al Ittihad ka fituar titullin e parë kampion në Arabinë Saudite që nga viti 2009 me fitoren 3:0 ndaj Al Feihas.
We are the champions 2023 🔥🔥 pic.twitter.com/gaVwmdGDTR
— Ittihad Club (@ittihad_en) May 27, 2023
Këto rezultate Al Ittihadin, i cili drejtohet nga ish-trajneri i Tottenham, Nuno Espirito Santo, e çojnë pesë pikë mbi Al Nassr me vetëm një xhiro të mbetur.
Kjo nuk ishte hera e parë që Al Ittihad u kishte dhënë fund shpresave të Ronaldos për të fituar një trofe këtë sezon.
Në janar, Al Nassr humbi 3:1 ndaj Al Ittihad në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite në atë që ishte ndeshja e dytë e Ronaldos për klubin.
Al Nassr më pas u eliminua nga Kupa e Mbretit në prill kur humbi 1:0 në shtëpi ndaj Al Wehda.
Ronaldo ka fituar 30 trofe me skuadrat e tij, gjatë karrierës së shkëlqyeshme te klubet si, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Por 38-vjeçari nuk ka fituar asnjë çmim që kur ndihmoi Juventusin të fitonte Kupën e Italisë në maj 2021.