Ajax fiton bindshëm ndaj Rangers, Sporting triumfon ndaj Eintracht Frankfurt
Ajax ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Rangers (4:0), derisa Sporting CP ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Eintracht Frankfurt (0:3).
Skuadra holandeze triumfoi me rezultat bindës 4:0, sfidë të cilën e dominuan nga minuta e parë.
Zhvillohej minuta e 17-të, kur Steven Berghuis harkoi nga këndi dhe mbrojtësi Edson Alvarez shënoi me kokë për t'i dhënë epërsinë Ajaxit.
Vendasit vazhduan me aksione të njëpasnjëshme dhe dyfishuan rezultatin përmes Berghuis, që shënoi me një goditje fantastike pas një asistimi të Mohammed Kudus (32').
Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë Kudus shënoi nga një pozitë jo e favorshme për epilogun 3:0.
Vendasit vazhduan me dominimin e plotë edhe gjatë pjesës së dytë, pavarësisht që Rangers nisën më mirë.
Skuadra skoceze në fakt realizoi një eurogol me mbrojtësin Borna Barisic, por që pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Fitoren e Ajaxit në fund e vulosi Steven Bergwijn, që dribloi edhe portierin më pas kompletoi fitoren (80').
Kështu, Ajax e nis më së miri aventurën në grupin A, ku kanë tre pikë dhe janë lider për momentin, derisa Rangers qëndrojnë në fund pa pikë.
Nga ana tjetër, Sporting CP ka shënuar fitore komode në udhëtim te Eintracht Frankfurt me rezultat 0:3.
Vendasit në fillim rrezikuan përmes Randal Kolo Muani, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Në minutën e 12-të të ndeshjes, u akordua penallti për mysafirët, por që pas rishikimit të VAR-it, u anulua.
Sporting kaloi në epërsi përmes Marcus Edwards që shënoi nga afërsia pas një asistimi të bukur të Moritas (65').
Vetëm dy minuta më vonë, Trincao dyfishoi epërsinë duke realizuar nga afërsia pas një gabimi amatorest në mbrojtje (67').
Kurse, fitoren e mysafirëve e vulosi Nuno Santos pas një asistimi të mrekullueshëm të Porros (82').
Me këtë fitore, Sporting merr kreun e grupit D me tre pikë, derisa Frankfurt tani renditët në fund pa pikë.