Agjentja: Erling Haaland tani kushton 1 miliard euro - NACIONALE

Agjentja: Erling Haaland tani kushton 1 miliard euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjentja e sulmuesit Erling Haaland, Rafaela Pimenta pretendon se klienti i tij kushton hiq më pak se 1 miliard euro.

Norvegjezi është duke shkëlqyer në kampionatin anglez duke shënuar 26, vetëm tetë nga rekordi i Alan Shaerar dhe Andy Cole që arritën 34 gola në një edicion të vetëm në kampionatin anglez.

Sidoqoftë, vazhdon të raportohet vazhdimisht për një largim të futbollistit në vitin 2024 dhe agjentja e tij ka treguar vlerën e lartë të lojtarit.

"Erling Haaland tani kushton 1 miliard euro. Jam serioze", tha ajo për "Telefoot".

Haaland a kontratë te Man City deri në vitin 2027, derisa thuhet se ka klauzolë lirimi në vlerën e 200 milionë eurove për vitin 2024.

Real Madrid vazhdon ta ëndërrojë futbollistin, pasi dështuan ta transferojnë gjatë afatit kalimtar veror verën e kaluar.

Klubi madrilen e kishte bërë prioritet Kylian Mbappe, prandaj edhe nuk i morën të gjitha hapat e duhur për Haalandin, i cili pastaj kaloi te Man City për 75 milionë euro.

Deri me tani në të gjitha garat, Haaland ka shënuar mbi 30 gola, duke qenë një ndër futbollistët kyç nën urdhrat e Pep Guardiolas këtë edicion.

Kujtojmë, Man City është ende duke garuar për shumë trofe, përfshirë Premierligën ku janë dy pikë prapa Arsenalit dhe dëshirën e madhe të klubit që sa vite, Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme