Agjenti i Bastonit paralajmëron Interin: Duhet dy palët që të arrijnë marrëveshjen
Agjenti i Alessandro Bastonit, Tullio Tinti ka paralajmëruar skuadrën italiane se ekziston edhe mundësia që klienti i tij të largohet nga Interi.
Qendërmbrojtësi ka kontratë me Interin deri më 2024 dhe negociatat për rinovimin e kontratës kanë hasur disa probleme, shkaku që s'po gjendet marrëveshja lidhur me kërkesat e lojtarit dhe ato që mund t'i ofrojë klubi
Mirëpo, Bastoni nuk është që nuk ka kontrata pasi kërkohet nga klubet si Manchester City, Tottenham dhe PSG.
Duke folur për "TMW Radio", agjenti i Bastonit tregoi se duhet dy palët për t'u arritur marrëveshje dhe situata mund të bëhet problem.
"Asnjëherë nuk e kam shtyrë një lojtar që të shkoj deri në fundin e kontratës dhe të bëhet agjent i lirë, ishin klubet që e bënin atë".
"Duhet që dy palët të arrijnë marrëveshje për kontratë. Kur një lojtar ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij dhe mund të thotë në mënyrë legjitime se dëshiron të presë, ai merr të gjitha titujt. Kur një klub lë një lojtar duke pritur deri në minutën e fundit, kjo konsiderohet normale”.
“Ndonjëherë, një lojtar nuk nënshkruan për shkak se u detyrua të priste shumë ose sepse klubi nuk ishte i interesuar t'i jepte një kontratë të re. Kur njerëzit sillen në mënyrë të drejtë, nuk mendoj se bëhet problem”, deklaroi ai.
L'agente di Bastoni: "Non ho mai portato un giocatore a parametro zero, ma i contratti bisogna farli in due" https://t.co/qF2hQDdxj0
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) April 4, 2023
Inter kohëve të fundit ka humbur disa lojtarë në këso mënyrash, pasi Ivan Perisic kaloi te Tottenham si agjent i lirë, ndërsa Milan Skriniar ka arritur marrëveshje me PSG-në.