Admirohet nga Arteta, Arsenal e synon Marco Asension - NACIONALE

Admirohet nga Arteta, Arsenal e synon Marco Asension

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Marco Asensios do të udhëtojë për në Londër këtë javë për të parë interesimin e Arsenalit në klientin e tij.

E ardhmja e 27-vjeçarit vazhdon të jetë në pikëpyetje me Real Madridin që do të pres deri në mars ose prill para se të vendos nëse do t'i ofrojë kontratë të re apo jo. Kontrata momentale i skadon në verë.

Meqenëse do të bëhet agjent i lirë në verë, spanjolli ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me klube jashtë La Ligas dhe agjenti i tij do të udhëtojë për në Angli që të diskutojë me Arsenalin, me trajneri Mikel Arteta që është një admirues i madh i lojtarit.

Asensio është i hapur për kalimin në Angli veçse kërkon kontratë katërvjeçare dhe me pagë më të madhe se në Madrid, ku fiton hiq më pak se 110 mijë funte për javë.

Mesfushori me tipare ofensive ka nisur të luajë rregullisht së fundmi nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por ende nuk është e sigurt nëse ndodhet në planet e teknikut italian ose klubit madrilen për një projekt afatgjatë.

Thuhet se Arsenal vitin e kaluar e kishte bërë prioritet duke i premtuar më shumë minuta, sidoqoftë një marrëveshje e tillë s'u arrit asnjëherë.

Në rast që vazhdon me formë të mirë, Asensios mund t'i shtohen admiruesit. Gjatë janarit u raportua se PSG provoi ta transferonte, sidoqoftë skuadra franceze nuk bëri asnjë ofertë zyrtare.

Problemi kryesor për kalimin në "Emirates" padyshim do të jetë ana financiare, pasi Arsenal ka vetëm gjashtë futbollistë që fitojnë më shumë se Asensio momentalisht me Gabriel Jesus që është më i paguari (fiton rreth 265 mijë për javë).

Ndërkohë, Asensio pritet të jetë titullar edhe të dielën për Real Madridin kundër Mallorcas së Vedat Muriqit.

Lajme të ngjashme