A do t’ia dilte Messi në një natë të lagët me erë në Stoke? Tregon ish-heroi i Stoke
Ish-heroi i Stoke City, Rory Delap, nuk e ka fijen e dyshimit se Lionel Messi do të ishte në gjendje të luante mirë në një “natë të martë të lagët e me shumë frymë” kundër Stoke.
Ish-mesfushorit iu shtrua pyetje e kamotshme nëse Messi do të ishte vërtet në gjendje të performone në një natë të marte të lagët e me erë në Stoke.
Kjo pyetje që fillimisht ishte ngritur nga Richard Keys në fillim të viteve 2000 dhe së pari ishte përdorur kundër madhështisë së Messit, u kthye në shaka të vazhdueshme për flitej për aftësitë e argjentinasit për të luajtur kudo në botë.
I pyetur nëse Messi do të kishte pasur telashe kundër skuadrës së tij, Delap tha: “Mendoj që jo, mendoj që jo. Jo, mendoj se ajo çfarë keni parë me top lojtarët, ne ua kemi vështirësuar punën ekipeve por kurrë nuk kemi marrë rezultate.”

“Ju po flisni për Messin dhe lojtarë si ai, mendoj se ata janë elitë. Ata janë tjetër nivel. Nuk ka rëndësi ku shkojnë, ata luajnë mirë”, shtoi ai.
Edhe pse ai kurrë nuk e pati fatin të luajë në Stadiumin Bet365, Messi do të kishte performuar mirë patjetër, siç e theksoi edhe Delapi.
Pasi e kompletoi futbollin në fund të vitit të kaluar duke e fituar Kupën e Botës në Katar, Messi do të flejë më qetë duke e ditur se do të kishte mundur t’i mbijetonte në nate të martë të lagët e me erë në Stoke.
Messi së shpejti do të luajë për Inter Miami në MLS të Shteteve të Bashkuara.