Zyrtari policor vdiq pasi pësoi atak kardiak gjatë vozitjes - NACIONALE

Zyrtari policor vdiq pasi pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar policor ka humbur jetën.

Ai ka pësuar atak kardiak gjatë vozitjes, e ku më pas u shkaktua aksident.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Lajme të ngjashme