Zogiani i VV-së: Sekretari i SBAShK-ut i përngjan atij të PDK-së
Ish-zyrtari i VV-së, Avni Zogani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sindikatat duhet forcuar me pavarësi e integritet.
Bashkangjitur me këtë qëndrim, Zogiani i kishte disa fotografi të shpërndarjeve në rrjetin social “Facebook” nga sekretari i Sindikatave, Ymer Ymeri.
Zogiani, duke u referuar në këto postime, akuzoi Ymerin se po i ngjanë më shumë sekretarit të PDK-së.
"Sindikatat duhet forcuar me pavaresi e integritet! Keto jane vetem disa nga postimet e sekretarit te Sindikatave Ymer Ymeri, i cili ne fakt nga postimet duket si sekretar i PDK-se..." - shkroi Zogiani në Facebook.