Zogaj për Kurtin: Tash kur është në pushtet, shoqëria është përgjegjëse - NACIONALE

Zogaj për Kurtin: Tash kur është në pushtet, shoqëria është përgjegjëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sjelljen që po tregon pas vrasjes së Hamide Magashit në oborrin e QKUK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur Kurti ishte në opozitë për çdo gjë përgjegjësi kishte qeveria, përfshire edhe vrasjet e grave.

Ai ka vlerësuar se tani kur Kurti nga pozita e kryeministrit po thotë së shoqëria është përgjegjëse për vrasjen e grave.

“Kur ishte ne opozite, per cdo gje pergjegjesi kishte qeveria, perfshire edhe vrasjet e grave. Tash kur eshte ne pushtet, shoqeria eshte pergjegjese per vrasjen e grave. Ai, shteti e pushteti s’kane kurrfare pergjegjesie. Kur voton per nje demagog, sigurisht qe duhesh me e prite qe ai vetem me demagogji ka me vazhdu qeverisjen. P. S, ende nuk e kish fshi statusin e djeshem ne facebook qe fliste per shqiptare me pak e per gezimin e armiqve pas vrasjes se dyfishte”, ka shkruar Zogaj.

Lajme të ngjashme