Zogaj për deklaratën e Kurtit për veri: Pse nuk e pyete Donika Gërvallën, ajo e dinte për raketat në Poloni
Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për deklaratën e tij se nuk e dinte se si është situata në veri dhe se ambasadori amerikan kishte informata më shumë.
Zogaj ka ironizuar duke thënë se Kurti është dashur ta pyeste kryediplomatën, Donika Gërvallë, pasi sipas tij, ajo e dinte që raketa që ranë në Poloni janë të Rusisë.
“Perndryshe duhesh me qene demagog i madh se nuk e thu ne interviste qe s’kisha i informata se cila eshte situata e sigurise ne veri. Qe 2 vite qeverise me vendin.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.
Shkrimi i plotë:
KM Kurti paska thene qe nuk e ka dite qe situata ne veri te Kosoves eshte keq dhe se mundet me u perkeqesu me shume. Nuk e di pse nuk e ka pyet Doniken sepse ajo e dinte qe raketat qe rane ne Poloni vinin nga Rusia, e leje me s’po e din se cila eshte situata ne veri .
Perndryshe duhesh me qene demagog i madh se nuk e thu ne interviste qe s’kisha i informata se cila eshte situata e sigurise ne veri. Qe 2 vite qeverise me vendin.
