Zjarri në Elkos: Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 8 pacientë - NACIONALE

Zjarri në Elkos: Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 8 pacientë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur në flakë një depo të kompanisë ELKOS në Pejë. Nga videot të cilat vijnë nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri është i përmasave të mëdha.

Nacionale ka kontaktuar me policinë e Kosovës për rajonin e Pejës. Ata kanë thënë se në vendngjarje tashmë kanë mbërritur policia e zjarrëfikësit.

Spitali i Pejës tashmë ka dalë me njoftim, ku bëjnë të ditur se duke u trajtuar aty janë 8 pacientë.

Sipas njoftimit, pacientët janë jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi

“Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë!

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.”

Lajme të ngjashme