Zeka për intervistën e Kurtit: Deklarata e rrejshme e Kurtit i poshtëron organet e sigurisë - NACIONALE

Zeka për intervistën e Kurtit: Deklarata e rrejshme e Kurtit i poshtëron organet e sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për gazetën e njohur gjermane Frankurter Allgemaine Zeitung.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se deklarata e rrejshme e Kurtit i poshtëron organet e sigurisë.

Ai tutje ka thënë se deklarata e Kurtit se gjoja ”ambasadori amerikan kishte më shumë informacion se sa ai lidhur me eskalimin e situatës në veri” nuk është e vërtetë. Siç thotë ai, kjo është një gënjeshtër.

Përmes kësaje rrene, Kurti e poshtroi në radhë të parë Agjencionin Kombëtar të Intelegjencës së bashku me çdo mekanizëm tjetër të shtetit për sigurinë kombëtare. Të shkojmë më radhë: -Nëse unë deklaroja se mbi 400 njerëz të armatosur deri në dhëmb janë futur në Veriun e Kosovës, në mesin e tyre edhe shumë rus, nga e kisha marrë unë këtë informacion?! Mos kam unë më informata më shumë se sa Kreministri i Kosovës?! Në asnjë mënyrë, ”, ka shkruar Zeka.

Ai tutje ka thënë se e kanë paralajmëruar Kurtin për eskalim, ndonëse sipas tij nuk degjonte.

Cili është rezultati i budallakisë politike të Albin Kurtit:1. Makinat vazhdojnë si më parë, 2. Të gjithë policët e veriut, 600, dorëzuan detyrën, 3. Të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe administrata dhanë dorëheqje, 4. U ringjallën rojat e urës, 5. Në total 3030 serb kanë nënshkruar kontrata të rregullta për paga mujore me qeverinë serbe, 6. U armiqësuan me partnerët tanë ndërkombëtar, 7. U dorëzu para Vuqiçit, deri në çkulavje, dhe dert nuk e ka këtë punë. Zaten ka pas thanë kur ishte në opozitë: ”Ky popull është analfabet, duhet me rrejte, sepse vetëm rrenës i beson!”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme