Zeka kërkon që të bëhet dënimi me vdekje në Kosovë: E vetmja zgjidhje - NACIONALE

Zeka kërkon që të bëhet dënimi me vdekje në Kosovë: E vetmja zgjidhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Milaim Zeka ka kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje në Kosovë pas rastit të vrasjes së një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Zeka ka thënë se një ligj të tillë e ka edhe Japonia dhe kjo duhet të bëhet edhe në Kosovë.

Edhe Japonia e ka denimin me vdekje. Kot vajtojme per kete vrasje kaq te rende. Kot qyrravemi. E vetmja zgjidhje per Kosoven dhe Shqiperine eshte kthimi i denimit me vdekje. Japonia e ka, pse te mos e kemi ne?!!!Harrova me i thane ketyre debilave te pushtetit nese kishin mujte me mbylle repartin e Gjinekollogjise, sikur rasti i Pejes, se me mbyllje “rregullohet” shoqeria, jo me sundim te ligjit…”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe vrasja e gruas shtatzënë ka tronditur vendin. Deri më tani i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.

Lajme të ngjashme