Zana Avdiu: Shtyrja e afatit për targa për 24 orë është shkatërrim i dinjitetit - NACIONALE

Zana Avdiu: Shtyrja e afatit për targa për 24 orë është shkatërrim i dinjitetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja, Zana Avdiu, ka thënë se Qeveria duhet të tërhiqet nga vendimi për shtyrjen e afatit të targave.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se afati duhet të shtyhet ashtu siç ka kërkuar Amerika dhe Evropa, pra për 10 muaj.

Duhet te terhiqet, sepse nuk ka mundesi as nje dite me ba e mbajte kete vend, e vetme. Edhe ata e dine qe Kosova nuk ka kapacitet as ta ruaj kufinin, as ta bej sigurine, as te ve rend e rregull, ne ate pjese- por, per perfitime e kalkulime politike, ka vendos me rreziku edhe Kosoven!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tutje është shprehur se loja për shtyrje për 24 orë me vërejtje e qortime nuk është dinjitet, mirëpo shkatërrim i dinjitetit.

Pa bashkepunim me SHBA dhe Evropen, Kosova nuk mundet me permbylle asnje proces, e hic se hic te fitoje dicka. E loja me shtyrje ka 24h, me verejtje e qortime nuk eshte dinjitet. Ky eshte shkaterrim i dinjitetit, e pamje e nje humbesi te madh!”, përfundon postimi i saj.

Lajme të ngjashme