Zana Avdiu mirëpret ashpërsimin e masave ndaj dhunuesve të grave
Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, e ka përshëndetur veprimin e Qeverisë për t'i ndryshuar masat në Kodin Penal për ata që dënohen për dhunim seksual dhe për dhunë në familje.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky është një lajm i mirë.
“Qe një lajm i një vendim i mirë që koka votu në qeveri: ‘Përmes këtij Ligji për ndryshmin e kodit Penal për dhunim të sulmit seksual e dhunës në familje të shtohen dënimet plotësuese: ndalimin për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet në pozitë publike. Ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet. Ndalimin për përfitimin e patent shoferit që është shpallur fajtor për këto vepra. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjikë nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutje së dënimeve nuk do të zbatohen’”, ka shkruar ajo.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës e ka votuar ndryshimin e Kodit Penal.
Më konkretisht, bëhet fjalë për veprat penale që parashohin masa ndëshkuese ndaj dhunës në familje, sulmit seksual e dhunimit.