VV-ja e Prishtinës me njoftim të çuditshëm për ushtrimet fushore të FSK-së: Do të ketë të shtëna
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë: Vetëvendosje ka njoftuar banorët e gjashtë fshatrave se do të ketë ushtrime fushore nga njësitë e FSK-së.
Për më keq, ky njoftim i Qendrës në Prishtinë – kryetar i të cilës është Arben Vitia, drejtues i një klinike private – është bërë me gabime drejtshkrimore.
Nuk dihet nëse administratori i kësaj faqeje të Vetëvendosjes është njëkohshëm edhe punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, çka mund ta shpjegojë arsyen e postimit.
Sidoqoftë, në një njoftim thuhet se gjatë këtij ushtrimi do të ketë edhe “të shtëna me armë me municion shkollor.”
