Vritet një person në Zllakuqan të Lipjanit
Një person është vrarë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Lajmi është konfirmuar për Nacionalen nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka thënë ajo fillimisht.
Deri të rasti, dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave, e cila ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave me thikë.
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure.” – ka thënë tutje ajo.
Ndryshe, në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.