Viti 2019, Albulena Haxhiu: Vendimi i punëtorëve të arsimit për grevë, është i duhur - NACIONALE

Viti 2019, Albulena Haxhiu: Vendimi i punëtorëve të arsimit për grevë, është i duhur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I madh e i vogël nga pushteti, i janë sulur sindikatave për grevën e përgjthshme.

Megjithatë, jo shumë kohë më parë, madje pak pasi kanë kaluar 3 vjet, pushteti duket se ka ndryshuar qëndrimet radikalisht.

Në janarin e vitit 2019, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i kishte dalur në përkrahje Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ajo e kishte vlerësuar grevën e punëtorëve të arsimit si krejtësisht të drejtë, transmeton Nacionale.

“Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën dhe diskriminimin. Një qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë”, thuhej në postimin e Albulena Haxhiut.

POSTIMI:

No description available.

Lajme të ngjashme