Vdes një person në vendin e punës në Skenderaj
Ka vdekur një person në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se viktima ka humbur jetën në rrethana tani për tani ende të pa sqaruara.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore.” - tha Zahiti.
Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.