Vdes një grua në Malishevë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Një grua në Malishevë është gjetur pa shënja jete.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, dyshohet që e njëjta të ketë bërë vetëvrasje.
Policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:31.
“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dal në njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
