Valon Syla për shtyrjen e masës së gjobitjes: E shtyu për një ditë, për me shty prapë a?
Gazetari dhe analisti, Valon Syla reaguar për shtyrjen një ditore nga Qeveria e Kosovës për vendimin e masës së gjobitjes për makinat me targa ilegale.
Syla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë vendim e kanë shtyrë për një ditë, për me shty prapë a?
“Çka boni bre Qeveria Kurti. E shtyjti për 1 ditë, për me shty apet a. Ani, ani”, ka shkruar ai.
Gazeta Nacionale ka raportuar sot për këtë çështje.
Në lajmin e publikuar, thuhet se në mënyrë të heshtur dhe pa asnjë shpjegim, Policia e Kosovës që i përgjigjet ministrit Xhelal Sveçla ka lëshuar një komunikatë në të cilën bën të ditur se prej datës 22 nëntor do të fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë me targa ilegale, dhe jo prej ditës së nesërme siç ishte paralajmëruar më herët (21 nëntor).