Udhëtimi për në Turqi për trajtimin e kancerit të prostatës: Çfarë ofron Acıbadem
Edhe pse kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm tek burrat, lajmi i mirë është se ai është përgjithësisht i shërueshëm. Në Acıbadem, ne ofrojmë mundësi kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale për të kuruar përgjithmonë sëmundjen e lokalizuar. Për kancerin metastatik të prostatës, ne përdorim terapi sistemike dhe trajtime radioaktive me pikësynim për të kontrolluar përparimin e kancerit, për të lehtësuar simptomat dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit.
Prostata është një gjëndër që gjendet vetëm te meshkujt dhe është pjesë e sistemit riprodhues. Sëmundjet e prostatës janë të zakonshme dhe tre sëmundjet më të shpeshta janë kanceri i prostatës, zmadhimi beninj i prostatës dhe prostatiti. Çdo sëmundje është e dallueshme dhe kërkon qasjen e vet të trajtimit. Kanceri i prostatës shpesh shkakton shqetësimin më të madh, pasi fjala “kancer” është e frikshme për shumë njerëz. Për fat të mirë, kur tumori lokalizohet dhe kufizohet në prostatë, në ditët e sotme ai është i shërueshëm në një shkallë të lartë.
Kirurgjia robotike për heqje të sigurt dhe precize të prostatës me kancer
Trajtimi standard për kancerin e prostatës është kirurgjia, e cila heq të gjithë prostatën. Nëse tumori kufizohet në prostatë, kirurgjia mund të ofrojë një kurë të plotë. Megjithatë, ruajtja e enëve të gjakut dhe nervave përreth që janë përgjegjës për kontrollin e urinës dhe funksionin erektil është po aq e rëndësishme, pasi këto funksione janë të vlefshme për cilësinë e jetës së një mashkulli. Edhe kur tumori hiqet me sukses, mos mbajtja e urinës mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme dhe mund të kërkojë trajtim të mëtejshëm. Mosfunksionimi erektil është një tjetër efekt anësor i mundshëm që mund të prekë si pacientin ashtu edhe partneren e tij. Kjo është arsyeja pse qendrat kryesore të onkologjisë urologjike në nivel global përdorin gjithnjë e më shumë sisteme robotike për prostatektomi radikale, duke mundësuar një kirurgji më të saktë.
Në gjashtë prej spitaleve të Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem, ne aktualisht përdorim kirurgji të asistuar nga roboti për të ofruar rezultatet më të mira të mundshme. Falë përvojës së gjerë të urologëve tanë në kirurgjinë robotike të kancerit të prostatës, ne jo vetëm që e heqim plotësisht kancerin, por edhe minimizojmë rrezikun e mos mbajtjes së urinës dhe të impotencës. Për më tepër, në Universitetin Acıbadem, ekziston një qendër zyrtare trajnimi për kirurgjinë robotike, që edukon kirurgët dhe ofron një certifikatë të njohur globalisht.
Radioterapia trajton në mënyrë efektive kancerin e lokalizuar të prostatës
Për më shumë se 20 vjet, Acıbadem ka përdorur radioterapinë për të trajtuar kancerin. Përparimet në radioterapi kanë sjellë përmirësime të konsiderueshme në rezultatet e trajtimit. Sot, radioterapia është një mundësi e vlefshme për të trajtuar shumë lloje kanceri, përfshirë kancerin e prostatës. Radioterapia e udhëhequr nga MRI-ja përfaqëson një nga teknologjitë më të përparuara në këtë fushë, duke ofruar shënjestrim më të saktë të tumorit dhe mbrojtje më të mirë për indet e shëndetshme krahasuar me sistemet konvencionale të udhëhequra nga CT-ja. Për kancerin e lokalizuar të prostatës, radioterapia e udhëhequr nga MRI-ja arrin shkallë suksesi të ngjashme me kirurgjinë. Kjo mundëson që tumori të trajtohet plotësisht pa prerje, duke ofruar një alternativë efektive ndaj prostatektomisë radikale.
Radioterapia apo kirurgjia? Cili është opsioni më i mirë për kancerin e prostatës?
Si radioterapia ashtu edhe kirurgjia kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Pacientët duhet të diskutojnë këto alternativa trajtimi me mjekë nga të dy disiplinat për të përcaktuar opsionin më të mirë për sëmundjen e tyre. Është e rëndësishme të keni parasysh se nëse zgjidhet radioterapia në vend të kirurgjisë, makineria duhet të jetë e pajisur me teknologjinë më të fundit për të minimizuar rreziqet për organet dhe indet e shëndetshme pranë prostatës, siç është fshikëza e urinës dhe nervat funksionalë. Megjithatë, në fund të ditës, pacientët duhet të ndihen të qetë me vendimin e tyre. Të dy trajtimet kanë shkallë të lartë suksesi në arritjen e një kurimi të përhershëm kur ato aplikohen nga specialistë me përvojë me mjeshtëri, vëmendje dhe durim.
Nëse kanceri im ka bërë metastaza…
Skenari më sfidues në kancerin e prostatës është kur ai përhapet në organe ose inde të tjera. Lajmi i mirë është se kanceri i prostatës zakonisht shfaq simptoma para se të bëj metastaza. Më pak se 10 për qind e pacientëve diagnostikohen pasi kanceri është përhapur tashmë. Në atë fazë, kirurgjia nuk është më një opsion. Në vend të kësaj, onkologët mjekësorë përqendrohen në kontrollin e sëmundjes duke përdorur modalitete të ndryshme trajtimi.
Trajtimi kryesor për kancerin metastatik të prostatës është terapia hormonale, pasi kanceri i prostatës është i varur nga hormonet. Megjithatë, nëse pacienti ka një ngarkesë të lartë tumorale ose parashikohet që kanceri të ndjekë një kurs agresiv, mund të aplikohet edhe kimioterapia. Te pacientët që bëhen rezistentë si ndaj terapisë hormonale ashtu edhe ndaj kimioterapisë, mund të merren në konsideratë trajtimet radioaktive si Lutetium-177 PSMA.
Të gjitha vendimet për trajtimin që ndiqet bazohen në ngarkesën tumorale të pacientit, përgjigjen ndaj terapive të mëparshme dhe rezultatet e imazherisë PET e PSMA. Në Acıbadem, onkologët që specializohen në kanceret urologjike punojnë ngushtë me urologët për të përcaktuar planin më të mirë të mundshëm të trajtimit për secilin pacient.


*Artikull i sponsorizuar!